Inaugurohet segmenti i dytë të Autostradës Prishtinë - Shkup
Prishtinë, 22 dhjetor - Ministria e Infrastrukturës organizon sot inaugurimin e segmentit te dytë të Autostradës “Arbën Xhaferi”, që do ta lidhë Prishtinën me Shkupin.
Në ceremoni, e cila mbahet në fshatin Bibaj të Ferizajt, do të marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit është e gjatë rreth 60 kilometra dhe kap vlerën prej afër 600 milionë eurosh.