Inaugurohet rruga në Fshatin Sheremetaj në Gjakovë
Gjakovë, 13 gusht - Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, sot ka bërë inaugurimin e dy akseve rrugore në fshatin Sheremetaj, që në tërësi arrin gjatësinë prej 561 metrave.
Vlera e investimit në këtë rrugë është mbi 33 mijë euro dhe është vlerësuar si një rrugë shumë me rëndësi për komunitetin si dhe për fabrikën e qumështores Golaj.
Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka theksuar se përmes kësaj rruge fabrikës po i krijohen mundësi të reja për hapje të linjës së re të qumështores.
Jam shumë e kënaqur që pas pesë viteve po e finalizojmë këtë projekt me shumë rëndësi për banorët e kësaj ane dhe po jetësohen synimet tona për krijimin e bazës infrastrukturore që do të jetë joshëse edhe për investime tjera, ka theksuar kryetarja Mimoza Kusari Lila.
Ndërsa, Dash Golaj, ka falënderuar Komunën e Gjakovës për asfaltimin e kësaj rruge, në veçanti kryetaren Mimoza Kusari Lila, që siç u shpreh, i jemi falënderues jo vetëm për kontributin që ka dhënë për këtë projekt, por edhe për investimet tjera që po bën në shumë fshatra të komunës.