Inaugurohet rruga e asfaltuar e Pirqit
Premtimin e ka përmbushur edhe Kompania Shkëmbi, nga Drenasi, që ishte fituese e tenderit për asfaltimin e rrugës, e cila kishte thënë se asfaltimi i rrugës do të bëhet para vitit të ri. Ajo premtimin e realizoi 20 ditë para afatit.
Me rastin e prirjes së shiritit në rrugën e asfaltuar, nga ana e kryetarit Bahtiri, nënkryetarit të komunës, Safet Kamberi e drejtorit të infrastrukturës, Besnik Beka dhe banorëve të Pirqit, kryetari Bahtiri tha se kjo është një ditë e lumtur për të dhe për banorët e Pirqit, të cilët tani e tutje nuk do ti kenë telashet e udhëtimi, sikur i kishin deri tash.
Unë ju njoh juve si fshatarë që jeni punëtorë të vyeshëm dhe të ndershëm dhe e di se keni pas shumë probleme gjatë udhëtimit për shkak të rrugës me plotë baltë e gropa, që gjatë sezonit të dimrit po thuaj bëhej e pakalueshme.\"
\"Mirëpo, që nga sot problemet tuaja të qarkullimit përfunduan. Do të fillojmë me projekte ët tjera të infrastrukturës në fshat, si dhe të mbështetjes në projektet bujqësore e prodhuese, tha kryetari Bahtiri.
Kryetari Bahtiri, por edhe vet banorët e Pirqit, u shprehën të jenë të kënaqur me cilësinë e punimeve për asfaltimin e rrugës.
Banorët e Pirqit, ishin shumë të lumtur për këtë projekt të realizuar, për çka falënderuan shumë kryetarin Bahtiri, për të cilin thanë se është i vetmi kryetar i komunës së Mitrovicës, që e mbajti fjalën për realizimin e premtimit të bërë gjatë fushatës parazgjedhore.
Jemi shumë të lumtur. Nuk do të kemi më telashe të mëdha që më parë i kishim. Këto telashe na i hoqi kryetari i komunës Agim Bahtiri. Ne kemi besim të plotë në të se do ti realizoj edhe premtimet tjera që sot i bëri për të mbështetur bizneset tona në fushën e prodhimit bujqësorë, u shprehen njëzëri fshatarët e Pirqit.
Rruga e asfaltuar një gjatësi prej 2050 metra, gjerësi prej 5.5 metrash, ndërsa që trashësia e asfaltit është 11 centimetra. Vlera e projektit është 179.000 euro.