Inaugurohet nyja lidhëse e Autostradës Prishtinë-Han i Elezit
Në këtë ceremoni, ishin të pranishëm edhe zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Colleen Hyland, ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, personalitete tjera të jetës politike e qytetarë të shumtë, kryeministri Mustafa tha se inaugurimi i kësaj pjese të autostradës është një punë shumë e madhe dhe e rëndësishme për vendin.
Në përmbyllje të këtij viti, presidenti Thaçi tha se kjo është dhurata më e mirë që mund të bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës për shtetin, por edhe për të gjithë qytetarët e vendit.
Duke e vlerësuar projektin, presidenti theksoi se ky projekt evropian dëshmon se ëndrrat po bëhen realitet.
Kjo është Kosova jonë e re që po ndërtojmë, është projekti i Kosovës evropiane, Kosovës moderne. Ky është projekti që tregon se ëndrrat po i bëjmë realitet, idetë dhe projektet po i realizojmë, u shpreh presidenti Thaçi.
Kjo autostradë moderne dhe e munguar historikisht, sipas presidentit Thaçi, sot po bëhet realitet falë punës dhe përkushtimit të përbashkët.
Sot, Kosova është shndërruar në një model të infrastrukturës rrugore moderne në rajon, prandaj gjithë kjo është bërë falë punës së përbashkët, angazhimeve të përbashkëta, suksesit të përbashkët. Uroj që ta gëzojnë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës edhe rajoni këtë autostradë moderne të munguar historikisht te ne, ka thënë presidenti Thaçi.
Ndërkaq, kryeparlamentari Veseli, këtë autostradë e vlerësoi si bazamentin e transformimit të madh ekonomik që do ta ketë Republika e Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik.
Kjo është bazamenti i këtyre investimeve në infrastrukturë, bazamenti i vetë transformimit të madh ekonomik, që do ta ketë Republika e Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik. Pa këtë bazament, as sdo të mund të paramendojmë transformimet e mëdha ekonomike të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me lëvizjen e njerëzve, por të njëjtën kohë edhe me lëvizjen e mallrave. Kjo autostradë do të bartë me miliona produkte drejt tregut të Bashkimit Evropian, u shpreh kryeparlamentari Veseli.
Kryeministri Mustafa, tha po ashtu se inaugurimi i nyjës lidhëse në Konjuh dhe Babush të Autostradës Prishtinë-Han i Elezit, Rruga 6 Arbër Xhaferi, është sukses dhe vepër e përbashkët e të gjithëve.
Unë dëshiroj tju falënderoj shumë për ardhjen tuaj sot në këtë aktivitet të përbashkët, në këtë vepër të përbashkët, në këtë sukses të përbashkët. Për mua është me rëndësi themelore që kemi arrit ta bëjmë një punë shumë të madhe këtë vit dhe vitin e kaluar, se po e inaugurojmë sot një pjesë të rëndësishme të kësaj autostrade. Ju falënderoj shumë për bashkëpunim, tha kryeministri.
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka uruar që sa më shpejtë ta përfundojmë në tërësi kjo autostradë shumë e rëndësishme për Kosovën.
Ndërsa ministri Zharku u shpreh i kënaqur që këtë vit po e përmbyllim me përurimin e një projekti të madh infrastrukturor duke synuar që përmes investimeve në Infrastrukturë të arrihet zvogëlimi i shpenzimeve të transportit, rritja e sigurisë rrugore, zhvillimi i rrjetit rrugor, ulja e ngulfatjeve të rrjetit rrugor dhe reduktimi i kohës së udhëtimit, që do të kenë ndikim direkt në rritjen ekonomike të vendit tonë.
Ministria e Infrastrukturës është duke vazhduar me përgatitjet e projekteve tjera strategjike infrastrukturore, ku përfshihet përfundimi i autostradës Ibrahim Rugova, segmenti i mbetur Besi - Merdare që do të financohet nga institucionet financiare ndërkombëtare, si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Investive Evropiane me përkrahje edhe të Komisionit Evropian.
Në muajt e parë të vitit 2017 do të lidhet marrëveshja për huanë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për ndërtimin e rrugës së re, Kijevë Pejë me një gjatësi prej 32 kilometrash. Poashtu, në javët e para të vitit të ri do të fillojnë procedurat e tenderimit për zgjerimin e rrugëve hyrëse/dalëse për Prizren, Ferizaj dhe Gjilan, që do të financohen me huanë prej 29 milionë eurosh nga BERZh-i.
Në kuadër të përmirësimit të rrjetit të brendshëm rrugor që përfshinë rikonstruimin dhe zgjerimin e rrugëve nacionale dhe rajonale do të vazhdohen projektet e zgjerimit të rrugëve nacionale, Prishtinë Pejë në segmentet Arllat Kijevë dhe Zahaq - Pejë, zgjerimi i rrugës Milloshevë Mitrovicë përmes huamarrjes dhe financimit direkt nga buxheti i Republikës së Kosovës, si dhe zgjerimi i rrugës nacionale nga rrethrrotullimi në Besi deri në Podujevë, segmenti i parë i së cilës filloi në verën e këtij viti.
Në buxhetin e vitit 2017 është përfshirë fillimi i punimeve në segmentin e parë të autostradës, Prishtinë Gjilan.
Objektiv i Ministrisë së Infrastrukturës është që vendi ynë të bëhet vend i paevitueshëm për trafikun Tranzit për të gjithë Evropën Juglindore, theksoi ministri Zharku duke i falënderuar të pranishmit për prezencë në këtë ceremoni.
Segmenti i parë Autostradës Arbër Xhaferi është projektuar sipas standardeve Trans Evropiane për autostrada, me shpejtësi kufizuese prej 120 Km/h.
Përgjatë këtij segmenti janë përfshirë dy nyje lidhëse, në Konjuh që është edhe lidhja me rrugën nacionale, Lipjan Shtime, dhe në Babush, lidhja me rrugën nacionale Prishtinë Hani i Elezit. Janë të ndërtuara 8 mbikalime dhe 7 nënkalime si dhe rrugë paralele, me qëllim të lëvizjes së papenguar të qytetarëve të zonave përreth autostradës.
Projekti i ndërtimit të Autostradës është duke vazhduar në segmentin Babush - Ferizaj, deri në kyqjen në Bibaj, kyqjen në Doganaj dhe në disa pjesë të segmentit të fundit afër Kaçanikut.
Në bazë të planit dinamik, deri në fund të vitit 2017 pritet që këto dy nyje lidhëse të përfundojnë dhe të hapen për qarkullim, 42 Km të Autostradës.
Përfundimi i kësaj pjese do të shkurtojë në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe do të shkarkojë rrjetin ekzistues rrugor nga ngarkesat e trafikut.
Në bazë të planit dinamik, deri në fund të vitit 2017 pritet që këto dy nyje lidhëse të përfundojnë dhe të hapen për qarkullim 42 kilometra të autostradës.
Përfundimi i kësaj pjese do të shkurtojë në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe do të shkarkojë rrjetin ekzistues rrugor nga ngarkesat e trafikut.