Inaugurohet fillimi i punimeve në rrugën Lipjan - Magurë
Prishtinë, 15 tetor - Sot duke filluar nga ora 11:00, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, së bashku me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, do të inaugurojë fillimin e punimeve në rehabilitimit e rrugës rajonale Lipjan Magurë.
Kjo rrugë, që do të investohet nga Ministria e Infrastrukturës, ka një gjatësi prej 9.28 kilometrash, ndërsa vlera e realizimit të tij është 1,164,689.24 .
Ministria e Infrastrukturës është duke realizuar edhe projektin e ndërtimit të segmentit rrugor Gadime e Epërme - Smallushë Sllovi, me gjatësi 5 kilometra, në vlerë prej 439, 916.54 .
Po ashtu janë inicuar procedurat e prokurimit për projektet: Ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë-Lipjan (te Burgu) dhe Ndërtimi i rrethrrotullimeve në magjistralen Prishtinë-Ferizaj (kryqëzimi në Janjevë)