Inagurohet Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Kaçanik
Kaçanik, 6 qershor - Sot do të bëhet inaugurimi i objektit të Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil dhe Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në komunën e Kaçanikut.
Në ceremoninë e inaugurimit do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, Kryeshefi i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Lulzim Ejupi, dhe kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi.
Ceremonia do të mbahet në Kaçanik duke filluar në ora 11:00.