28 Prill 2024

Inagurohet objekti e ri i PTK-së në Fushë-Kosovë

Prishtinë, 30 nëntor - Është inauguruar të mërkurën edhe zyrtarisht objekti i ri i PTK-së në Fushë-Kosovë, në të cilin tash e tutje do të ketë më shumë hapësirë dhe mundësi për t’u ofruar shërbimet dhe produktet e kërkuara të gjithë konsumatorëve që jetojnë në këtë komunë.

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Dr. Shyqyri Haxha i pranishëm në këtë ceremoni bëri të ditur se përurimi i objekteve të reja të PTK-së si dhe renovimi i shumë zyrave postare në tërë territorin e vendit, dëshmon më së miri për synimin që ka pasur dhe do të ketë menaxhmenti i kësaj kompanie në modernizimin e infrastrukturës, në njërën anë, por edhe në plotësimin e nevojave të konsumatorëve, në anën tjetër.

“Ky objekt i ri është edhe një fakt më shumë për punën e madhe që është bërë deri më tani dhe për suksesin e pamohueshëm në drejtim të krijimit të mundësive për përmbushjen e të gjitha obligimeve që kemi ndaj konsumatorëve tanë, në mënyrë që të jemi sa më afër tyre për t’u mundësuar përdorimin e produkteve dhe shërbimeve që ne u ofrojmë”, theksoi Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Dr. Shyqyri Haxha, pas prerjes së shiritit inaugurues të ndërtesës së re të PTK-së në Fushë-Kosovë.

Objekti në fjalë ka një hapësirë prej 900 metra katror, parking dhe depo, në të cilin funksionojnë shtatë sportele për konsumatorë, që do të thotë se ka hapësirë të mjaftueshme dhe të përshtatshme për ofrimin e të gjitha shërbimeve.

Deri në fund të këtij viti, PTK do të hap mbi 20 zyra postare në gjithë territorin e  Kosovës, me synimin e vetëm që të jetë aty ku kërkohet nga konsumatori ynë. Të ofrosh qasje në internet, telefoni fikse, telefoni mobile, shërbime postare, shërbime të avancuara dhe të volitshme të telekomunikimit, këtë gjë po e bën dhe do ta bëj PTK në tërë territorin e vendit.

Gjatë kësaj ceremonie të rastit, Sindikata Profesionale e Punëtorëve të PTK-së përfitoi nga ky moment për të nderuar me një mirënjohje të veçantë, Kryeshefin Ekzekutiv duke e shpallur “Lider i Sukseseve”.

“Pa përkushtimin e madh dhe menaxhimin e suksesshëm të kompanisë nga Dr.Haxha nuk do të mund t’i numëronim asnjë nga sukseset e shumta që kemi shënuar të gjithë të bashku gjatë këtij viti që po e lëmë pas”, deklaroi me këtë rast Gazmend Isufi, kryetar i SSP të PTK-së gjatë ndarjes së mirënjohjes për Kryeshefin Ekzekutiv të PTK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)