27 Dhjetor 2024

Inagurohet fillimi i ndërtimit te rrugës Dragash-Shishtavec

Prishtinë, 29 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku do të inaugurojnë fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës Dragash-Shishtavec, pika kufitare me Shqipërinë, segmenti kryqëzimi me rrugën R113 deri te pika kufitare Borje-Jazhincë, si dhe do të inspektojnë punimet në vazhdimin e ndërtimit të rrugës Jabllanicë – Zaplluxhë.

Projekti rrugor Dragash – Shishtavec do të ketë një gjatësi prej 1400 metrash, gjerësi prej 6 metrash, ndërsa kosto e këtij projekti do të jetë 200,000 euro. Sipas planit dinamik, punimet parashihet të përfundojnë brenda 55 ditë pune. 

Ndërsa vazhdimi i rrugës Jabllanicë – Zaplluxhë do të ketë një gjatësi prej 8600 metrash, gjerësi prej 6 metrash, me një kosto prej 751,693.89 eurosh. Punimet në këtë segment rrugor parashihet të përfundojnë brenda 180 ditë pune.

Gjatë këtij viti, Ministria e Infrastrukturës do të investojë edhe në realizimin e dy projekte të tjera kapitale, ndërtimin e rrugës Brezne-Trokan-Brrut dhe rehabilitimin e rrugës Xërxë-Pllajnik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)