21 Prill 2025

Implementohet plotësisht ligji për transportin rrugor

Prishtinë, 20 maj - Sot u mbajt takimi i radhës lidhur me transportin ilegal të udhëtarëve. Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe inspektoriatet komunale, ku temë boshte ishte implementimi i ligjit të transportit rrugor dhe i rregulloreve komunale të transportit.

Po ashtu u diskutua edhe për eliminimin e transportit ilegal me kombibusë dhe vetura të vogla të cilat operojnë në segmente të caktuara siç janë në drejtimin e Podujevës, Mitrovicës, Drenasit, etj.

Temë diskutimi, në këtë takim, ishin edhe angazhimet e përbashkëta në nivel qendror me nivelin lokal dhe Policinë e Kosovës. Po ashtu u bisedua edhe për aksionet e përbashkëta të deritanishme dhe si konkluzë e takimit doli që komunat e këtyre dy rajoneve, nga data 25 maj 2016, në bashkëpunim me policitë e rendeve të stacioneve të tyre policore, ta vazhdojnë aksionin për eliminimin e transportit ilegal duke e implementuar plotësisht ligjin për transportin rrugor 04L-179 dhe rrugulloret komunale për transport, që nënkupton edhe konfiskimin e këtyre automjeteve që veprojnë ilegalisht. Takimi i përfaqësuesve të MI-së, Policisë së Kosovës dhe një përfaqësues komunal i Prishtinës do të mbajnë një takim me këshillin gjyqësor të Kosovës rreth angazhimit të gjykatave kundërvajtëse në implementimin e ligjit. 

Në këtë takim morën pjesë drejtuesit e MI-së, të prirë nga zv.ministri, Hanefi Muharremi, inspektoratet komulale të rajonit të Prishtinës dhe Mitrovicës, Policia e Trafikut Rrugor dhe policitë e rendit të rajonit të Prishtinës dhe Mitrovicës.

Përfaqësuesit nga gjyqësori i Prishtinës dhe Mitrovicës, edhe pse ishin të ftuar, munguan në këtë takim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)