22 Dhjetor 2024

Illyrian Airways kryen fluturimin e parë Prishtinë - Tiranë

Prishtinë, 28 nëntor - Kompania e parë vendore për fluturime “Illyrian Airways”  me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, ka bërë  fluturimi e parë provues Prishtinë-Tiranë.

Nga data 6 dhjetori i këtij vitit kjo kompani edhe zyrtarisht  do të fillojë operimet nga Prishtina për në vendet evropiane.

Hyrja në treg e kësaj kompanie do të shtojë konkurrencën dhe do të ulë çmimet e biletave.

Illyrian Airways ka filluar edhe me përgatitjet e personelit. Numër i madh i stjuardëve dhe stjuardesave kosovare janë certifikuar nga kompania në përputhje me standardet evropiane të aviacionit civil. Kompani posedon të gjithë personelin dhe infrastrukturën e nevojshme për një kompani ajrore.

Me këtë rast  Halil Shala, drejtor komercial pran “Illyrian Airways”  ka thënë se  qëllimi kryesor i kësaj kompanie  është që të lidhë Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”  me më shumë vende Evropiane , të rrisë  frekuencat për disa vende, edhe këtu në rajon,  të bëjë një nivelizime  të çmimeve, të krijoj komoditet në udhëtime  dhe kualitete në shërbime,  pra të ofrojë gjithçka për çka ka nevojë qytetari i  Kosovës, dhe ata që udhëtojnë me ne.

Shala  ka bërë të ditur se dëstinacion   i parë i kësaj kompanie do të jetë  fluturim për  në Itali, Venedik dhe pastaj në shumë vende të tjera të botës.

“ Destinacionet e para  i kemi treguar edhe në ditët e kaluara,   por po e përsërisim prapë, fillimisht do të kemi  fluturime për në Itali, e pastaj për Venedik dhe vende të tjera në Evropë” shprehet Shala.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)