24 Dhjetor 2024

"Hyperloop", një sistem i shpejtë i transportit

Los Angelos, 14 gusht - Sipërmarrësi Elon Musk të hënën hodhi idenë e ndërtimit të një sistemi transporti i cili do të mundësonte udhëtimin nga San Francisko në Los Angelos në rreth 30 minuta.

Distanca prej 650 kilometrash mes këtyre dy qyteteve mund të bëhet me avion për rreth një orë.

Sistemi i quajtur "Hyperloop" do të shfrytëzonte një tub të madh me ajër. Brenda tij, kapsula do të qëndronte në ajër dhe do të udhëtonte me një shpejtësi mbi një mijë e njëqind kilometra në orë.

Ajri do të thithej nga një ventilator i fuqishëm në njërën anë të tubacionit dhe do të shtynte kapsulën nga një ventilator tjetër në anën e kundërt të tubacionit.

Sistemi është i ngjashëm me tubat pneumatike që transportojnë kapsula të mbushura me letra në ndërtesat e vjetra.

Elon Musk është vizionar dhe ideator i krijimit të shërbimit të pagesave në internet PayPal, makinës elektrike Tesla dhe programit privat të hapësirës SpaceX, i cili me sukses ka dërguar një ngarkesë me furnizime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Sipërmarrësi Elon Musk tha se frymëzimin për zhvillimin sistemit  “Hyperloop” e mori nga siç tha ai joefikasiteti në planifikimin e sistemit hekurudhor me shpejtësi të lartë në Kaliforni.

Musk tha se sistemi “Hyperloop” mund të kushtojë më pak se një e dhjeta e kostos për ndërtimin e hekurudhës që vlerësohet se do të kapi shifrën e 70 miliardë dollarëve.

Ai gjithashtu do të jetë gjashtë herë më i shpejtë se sa sistemi i planifikuar hekurudhor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)