23 Dhjetor 2024

Hungaria mbështet Kosovën në fushën e aviacionit civil

Prishtinë, 11 tetor - Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota priti  delegacionin e Hungaro-Kontrollit nga Hungaria, i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm i Hungaro-Controll, Kornel Szepessy.

 

Në kuadër të këtij delegacioni merrnin pjesë: nga Ministria e Zhvillimit Kombëtar, Mate Gergely-drejtor i përgjithshëmi Aviacionit Civil, nga Ministria e Mbrojtjes Zoltan Sipos, kryesues i njësisë së aviacionit, departamenti për planifikim dhe koordinim, dhe nga Autoritetit Kombëtar të Transportit, Gyula Gyori-kryesues i Autoritetit të Aviacionit Civil.

 

Në këtë takim, në të cilin ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Autoriteteve të Aviacionit Civil të Kosovës, u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e Aviacionit Civil, në mes të Kosovës dhe Hungarisë.

 

Autoritetet civilo ushtatarake të aviacionit hungarez, po qëndrojnë në një vizitë dy ditore studiuese në Kosovë, me qëllim të informimit, për zhvillimet dhe arritjet  Aviacionit Civil, të autoriteteve të Kosovës.

 

Gjatë këtij takimi, autoritetet hungareze, u zotuan që autoriteteve kosovare, t’u ofrojnë gjithë ndihmën e nevojshme, teknike dhe profesionale, për avansimin e kontrollit dhe të sigurisë në fushën e aviacionit civil.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)