21 Prill 2025

Huawei pritet të investojë milion euro për studimin e grafi-ës

Pekin, 19 tetor - Gjiganti kinez i prodhimit të pajisjeve të telekomunikacionit Huawei pritet të zbulojë një investim në grafin këtë javë, në një përpjekje për të thelluar bashkëpunimin shkencor midis Kinës dhe Britanisë.

Huawei pritet të investojë miliona paund në një projekt kërkimi shkencor që do të drejtohet nga Instituti Kombëtar i Grafin-ës i Universitetit të Manchester-it.

Projekti ka si qëllim të shqyrtojë perspektivën e grafin-ës në zhvillimin e sektorit të teknologjisë së informacionit.

Marrëveshja pritet të jetë midis atyre që do të nënshkruhet nga presidenti Xi Jinping në Britani javën që vjen.

Huawei është një prej kompanive me zgjerimin më të shpejtë dhe një prej rivalëve më të ashpër për kompanitë perëndimore.

Tani kompania është e dyta më e madhe në botë për prodhimin e pajisjeve të telekomunikacionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)