25 Dhjetor 2024

Huawei e Vodafone pretendojnë se kanë bërë telefonatën e parë 5G

Barcelonë, 25 shkurt - Gjiganti kinez i telekomunikacionit "Huawei" dhe kompania britanike "Vodafone" kanë njoftuar se kanë kryer këtë javë thirrjen e parë telefonike me të dhëna 5G në botë - zhvillimi më i fundit në garën për lidhje më të shpejta të të dhënave të lëvizshme.

Telefonata, e bërë të martën mes një kompjuteri në Barcelonë dhe një telefoni celular në Madrid, përdori një lidhje të dyfishtë "4G në 5G", me shpejtësi deri në tetë herë më të madhe se standardi i tanishëm 4G.

Ajo u përmbahet specifikave të reja për 5G, të cilat u miratuan nga gjigandët e industrisë së telekomunikacionit në dhjetorin e vjetshëm.

"Vodafone" shtoi se pas thirrjes së parë zanore të martën, kreu me sukses një videotelefonatë duke përdorur lidhjen e të dhënave 5G në pajisjet e Rrjetit të Qasjes në Radio (RAN) të "Huawei"-t.

Megjithatë, disa ekspertë janë shprehur se kjo nuk mund të quhet "telefonata e parë të botë 5G". Kompanitë amerikane "AT & T" dhe "Verizon" pretendojnë se e kanë bërë telefonatën e parë duke përdorur të dhënat 5G javën e kaluar, ndërsa "Intel" thotë se ka bërë një lidhje provë 5G në Olimpiadën Dimërore të Pyeongchang-ut.

Por zyrtarët e "Vodafone"-it i thanë gazetës spanjolle "El Pais" se testet e mëparshme nuk plotësonin standardet e përditësuara, por kanë përdorur konfigurime eksperimentale që nuk ishin në përputhje me shumicën e teknologjive të tanishme 4G. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)