01 Janar 2025

Hoxha: Rrënimin e RTK-së po e bënë menaxhmenti i saj

Prishtinë, 18 shtator - Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës ka reagur sot pas një postimi të kryeministrit Mustafa në facebook se gjoja ai dhe partia e tij nuk janë duke u ndërhyrë në punën e RTK-se.

RTK sipas sindikatës është larg depolitizimit. Fadil B.Hoxha Kryetar i Sindikatës së RTK-së ka thënë se tani për tani tre anëtarë të Bordit të RTK-së kanë kontratë pune me Ministrinë e Arsimit, dhe për kryetar të Bordit është zgjedhur personi i cili ishte në krye të tij edhe në kohën kur mbi 60 redaktorë e gazetarë të RTK-së ngritën zërin kundër censurës në këtë medium.

\"Sa i përket mbikëqyrjes parlamentare, deputetët e partisë që ju drejtoni nuk janë në gjendje të inicojnë hetim parlamentar në RTK, megjithë vëretjet e Auditorit Gjeneral për parregullësi të mëdha në këtë institucion\", ka thenë Hoxha.

RTK sipas tij ka nevojë urgjente për veprime konkrete pasi që siç ka thënë ai degradimi i saj si në rrafshin financiar e ligjor, programorë e organizativ nuk ka të ndalur.

Megjithë borgjet milionëshe, punësimet e pakontrolluara dhe lidhja e kontratave në kundërshtim me ligjin, po vazhdon.

Ai ka theksuar se pagat e punëtorëve të RTK-së jane duke u siguruar falë zemërgjerësisë së Telekomit të Kosovës për të reklamuar në RTK dhe kredive në bankat komerciale.

\"Punëtorët e RTK-së mbesin me shpresë që kjo zemërgjerësi e menaxhmentit të Telekomit nuk do të mungojë as për këtë muaj.\"

\"Këtë rrënim të Mediumit të vetëm Publik në vend po e bënë menaxhmenti i saj, pa u penguar nga askush. E gjithë kjo po ndodhë para syve tanë\", thekson Hoxha.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)