26 Dhjetor 2024

Hoxha: Paguani faturat në Postën e Kosovës

Prishtinë, 9 shtator - Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, që t’i paguajnë të gjitha faturat në zyrat postare, të cilat janë të hapura nga ora 8-21;00 në mbrëmje.

“Pagesat janë me çmime më të lira se në çdo vend tjetër dhe koha për ta kryer pagesën në zyrat postare është shume më e shkurtër”, ka theksuar Hoxha.

Posta e Kosovës, muaj më parë është licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës si Institucion Financiar JoBankar (IFJB), duke ia mundësuar që të kryej shërbime financiare jo-bankare.
Shërbimet financiare jo-bankare përfshijnë pagesat e ndryshme, të cilat qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë t’i kryejnë në zyrat postare, duke filluar me te gjitha pagesat që kanë të bëjnë me grumbullimin e të hyrave buxhetore e që grupohen në kategoritë e pagesave UNIREF:
• Pagesa e tatimeve dhe kontributeve për ATK,
• Pagesa e Tatimit në Pronë, në të gjitha komunat,
• Pagesa e dënimeve në trafik,
• Të gjitha pagesat e studentëve të universiteteve publike (semestër, provime, konvikt, mensë, bibliotekë),
• Te gjitha pagesat e taksave gjyqësore,
• Pagesat për licenca te ndryshme të institucioneve të shtetit,
• Pagesat për dokumente personale,
• Pagesat e regjistrimit të automjeteve dhe shërbime të tjera.
Po ashtu qytetarët në zyrat postare mund t’i kryejnë edhe pagesat e grupit kos-giro siç janë:
• Pagesat e faturave të energjisë elektrike,
• Pagesa e faturave të ujit të pijshëm me KUR-Prishtina,
• Pagesa e polisave të sigurimit të automjeteve me të gjitha kompanitë e sigurimeve në Kosovë,
• Pagesa e kartonit të verdhë për të gjitha kompanitë e sigurimeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)