23 Dhjetor 2024

Hetohet tregu i telefonisë mobile

Prishtinë, 5 janar - Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë hetim paraprak për tregun e telefonisë celulare me parapagesë.

Sipas vendimit zyrtar të Autoritetit, në këtë treg kohët e fundit vihen re shenja sjelljeje potencialisht antikonkurruese të një ose më shumë operatorëve dhe që mund të kenë si qëllim apo pasojë kufizimin e konkurrencës së lirë dhe efektive.

Të kontaktuar nga “TV SCAN”, drejtuesit e Autoritetit të Konkurrencës u shprehën se hetimi ka nisur pas ankesave të ardhura në këtë institucion, por rreth çështjes nuk do të jepen detaje të mëtejshme para mbylljes së hetimit.

Procesi do të përfshijë periudhën që nga 1 Janari deri në 31 Nëntor të vitit 2012 dhe raporti i hetimit paraprak pritet të paraqitet në Komision e Konkurrencës brenda muajit Janar 2013.

Në vitet e fundit, konkurrenca në tregun me pakicë të telefonisë celulare është bërë mjaft e ashpër, falë shtimit të numri të operatorëve dhe mundësimit të bartjes së numrit.

Konkurrenca ka çuar në ulje të ndjeshme të tarifave, veçanërisht për thirrjet që operatorët celularë ofrojnë brenda rrjetit apo brenda grupeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)