Hekurudhë, Rumani, Bullgari, Hungari dhe Greqi
Sofje, 5 dhjetor - Ministrat e Transportit e Rumanisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Hungarisë sot në Bruksel nënshkruan një deklaratë për projektin evropian për zhvillim të komunikacionit hekurudhor në këto vende, transmeton agjencia e lajmeve Beta.
Projekti evropian 22 TEN-T, i financuar nga Bashkimi Evropian, është parashikuar për zhvillimin e dy sektorëve të hekurudhës në kuadër të korridorit prioritar Athinë-Sofje-Bukuresht-Vjenë-Pragë-Nirnberg-Drezden.
Pjesa e parë e projektit do të kalojë në relacionin Hegetallom Budapest Arad-Sigishoar-Bukuresht-Konstancë, ndërsa pjesa tjetër e relacionit Arad-Temishvar-Krajova-Sofje-Selanik-Athinë.
Ministrja rumune e Transportit, Anka Boaxhiu deklaroi se deklarata hyn në fazën përfundimtare për përgatitjen e këtij projekti të rëndësishëm të infrastrukturës hekurudhore që do ta financojë BE-ja prej vitit 2014 deri në vitin 2010.
Ajo shton se Rumania bashkë me Bullgarinë, Greqinë dhe Hungarinë do të formojë një grup punues i cili në mënyrë periodike do të takohet me qëllim që të përshpejtohet përgatitja e projektit, me mbështetje të vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe Bankës Investuese Evropiane.
Ekspertë nga fusha e ekonomisë vlerësojnë se një pikë e dobët e projektit është Rumania e cila ka infrastrukturë të vjetëruar hekurudhore.