Hekurudhat Maqedone mbeten pjesë e ish-hekurudhës jugosllave
Shkup, 25 gusht - Maqedonia është kyçur në nismën e re hekurudhore të cilën e kryesojnë Sllovenia, Kroacia dhe Serbia, lajmëruan nga HM-transport.
Në opinion u krijua pasqyrë e gabueshme se Maqedonia nuk ka shprehur gatishmëri që të marrë pjesë në aleancën e re hekurudhore, thekson për javoren Forum, Oliver Derkovski, drejtor i HM-transport.
Maqedonia definitivisht ka dëshirë që të bëhet pjesë e aleancës hekurudhore të cilën dhjetë vite pas shpërbërjes së RSFJ-së vendosën ta formojnë Sllovenia, Kroacia dhe Serbia, qëllimi i së cilës është transporti më efikas, më rentabil dhe më i shpejtë i mallrave dhe udhëtarëve në rajon.
Për këtë qëllim Derkovski, më 31 gusht, sivjet do të udhëtojë për në Slloveni ku në takim me udhëheqësinë e hekurudhës sllovene do të bisedojë për detajet rreth kyçjes së Maqedonisë në këtë projekt.