01 Janar 2025

Hekurudhat e Maqedonisë “plaçkisin” refugjatët

Shkup, 14 shtator - Drejtoria e Hekurudhave të Maqedonisë ka rritur çmimin e biletës së trenit për emigrantët. Kështu, nga 7 euro sa ishte deri më tani, çmimi i biletës nga Gjevgjelia deri në Tabanoc, refugjatëve do t’u kushtojë 25 euro.

“Vjedhje klasike. Unë jam i habitur nga ky vendim”, ka thënë për mediat Jasmin Rexhepi, përfaqësuesi i shoqatës “Legis”, e cila u ofron ndihmë refugjatëve.

Rritja e çmimit ka ardhur pas grevës treditëshe të punëtorëve të ndërmarrjes së hekurudhave në stacionet në Gjevgjeli dhe Tabanoc.

Vullnetarët që ndihmojnë refugjatët shprehin dyshime se këtë grevë e ka organizuar vetë drejtoria e ndërmarrjes, me qëllim që të rrisë çmimin e biletës së udhëtimit për emigrantët.

Çmimi fillestar i biletës ka qenë rreth 5 euro, por me rritjen e valës së refugjatëve, Drejtoria e Hekurudhave e rriti atë në rreth 10 euro, ndërsa tani ai ka shkuar në 25.

Ndërkohë, Ministria e Transportit prej disa javësh ka lënë në pritje organizatën humanitare “Hilal”, e cila ka kërkuar leje për transport falas të refugjatëve nga Gjevgjelia në Tabanoc.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)