Hekurudhat e Maqedonisë në Kargo 10 në tetor
Shkup, 19 shtator - Maqedonia do të përfitojë nga përfshirja në ndërmarrjen e re hekurudhore Ballkanike Kargo 10 , vetëm nëse hekurudhat e Maqedonisë kanë sukses të angazhohen që i tërë transporti për Lindjen e Afërme të shkojë përmes territorit maqedon.
Nga Hekurudhat e Maqedonisë paralajmërojnë se do të bëhen pjesë e Kargo 10, deri në fillim të muajit të ardhshëm, para nisjes së trenit të parë të kësaj firme.
Për 7 orë më shpejtë do të arrijnë trenat me ngarkesa nga Selaniku deri në Lubjanë kur hekurudhat e Maqedonisë edhe zyrtarisht do të bëhen pjesë e ndërmarrjes rajonale hekurudhore të cilën e formuan Serbia, Sllovenia dhe Kroacia - Kargo 10.
Sipas drejtorit të Hekurudhave të Maqedonisë, Oliver Derkovski, kjo duhet të ndodhë në fillim të muajit të ardhshëm para nisjes së trenit të parë. Shkurtimi i orëve do të fitohet me shkurtimin e procedurave kufitare dhe doganore.
Ndonjëherë reciprokisht do t[i ndërrojmë lokomotivat, do të lëshojmë që të qarkullojë një tren, një kompozicion të shkojë nëpër gjatësinë më të madhe ose tërë trasenë me një lokomotivë, në mënyrë që të mos humbim kohë, thotë Oliver Derkovski, drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë-transporti.
Sipas Derkovskit, kështu mallrat do të udhëtojnë më shpejtë, firmat më shumë do ti shfrytëzojnë trenat, dhe fitimi i Hekurudhës do të rritet. Megjithatë, sa duhet të investohet në firmën Kargo 10?
Praktikisht nuk ka kurrfarë investimesh në këtë ndërmarrje nga ana jonë, kurse mund të ketë fitim të mirë nëse shiten shërbimet e korridorit 10, sepse nëpër këtë trase kalon hekurudha nga Sllovenia, Kroacia, Serbia, pjesa jonë e trasesë, dhe më poshtë në Greqi, me të cilën në mënyrë plotësuese do të bisedohet se a dëshiron të jetë pjesë e projektit, shton Oliver Derkovski.
Kryesore është që e tërë politika e eksportit dhe importit të Maqedonisë është orientuar drejt veriut, thotë Mitko Mitevski, Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Mitevski e përshëndetë këtë lidhje dhe thotë se me këtë zvogëlohet barriera me vendet që janë partnerët më të mëdhenj tregtarë, kurse Hekurudha do të fitojë edhe për përmirësimin e infrastrukturës.
Për të gjithë ato transporte që shkojnë për në Lindje të Afërme, angazhimi jonë është që ai të shkojë nëpër Korridorin 10 për transit përmes Maqedonisë. Nëse realizohet kjo, efektet për Hekurudhat e Maqedonisë do të jenë shumë më të mëdha, thekson Mitko Mitevski.
Dëshirë për përfshirje në aleancën hekurudhore deri më tash shprehën edhe Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi, kurse do të ftohen edhe Bullgaria dhe Turqia. Qëllimi kryesor i firmës Kargo 10 është që ta shkurtojnë udhëtimin e trenave nga Stambolli deri në Lubjanë nga 57, në 35 orë.