22 Dhjetor 2024

Hekurudhat e Kosovës përurojnë lokomoten e rifabrikuar

Prishtinë, 18 nëntor - Hekurudhat e Kosovës sot përuruan lokomotivën e rifabrikuar nga Gredelji i Kroacisë.

Rifabrikimi i kësaj lokomotive ka kushtuar rreth 2 milionë e 500 mijë euro, ndërsa rifabrikimi I saj është bërë nga kompania kroate “Gredel”.

Pas më shumë se një viti rifabrikimi, Lokomotiva e Hekurudhave të Kosovës është kthyer në gjendje sikur të ishte e re dhe me një garancion se do të shërbejë për shumë vite.

Drejtori i Gredelj, Ivan Toliç theksoi se lokomotiva është rifabrikuar me teknologjinë më të fundit.

“Kjo lokomotivë shpenzon rreth 30% më pak lëndë djegëse dhe është fjala e fundit e teknologjisë. Qëllimi ynë nuk është të shesim, por të bashkëpunojmë dhe të zhvillohemi bashkë”, ka thën Toliç.

Toliç theksoi se kanë bërë mjaft edhe në promovim, pasi kjo lokomotivë ka qenë e ekspozuar në panairin më të madh botëror në Berlin, ka kaluar nëpër dhjetëra shtete europiane për të ardhur në Kosovë.
 
Ndërkaq Ministri i Transportit në dorëheqje Fatmir Limaj ka thënë muajin e kaluar nga Komisioni Evropian, ka kërkuar që të financohet studimi I fizibilitetit edhe për dy projekte shumë voluminoze në sektorin e hekurudhave.

Fjala është për studimin e fizibilitetit për projektdizajnet për modernizimin e të gjitha linjave tjera hekurudhore (Fushë Kosovë-Podujevë, Fushë Kosovë-Klinë-Pejë, dhe Klinë-Prizren).

Ndërsa projekti i dytë ka të bëjë me ndërtimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Aeroporti “ Adem Jashari”. Unë besoj se vitin e ardhshëm së paku njëri nga këto projekte do të realizohet dhe kjo tregon se në sektorin e hekurudhave të Kosovës po vijnë ditë më të mira.

Ministri Limaj, nuk e la pa e theksuar se tashmë ka lindur ideja për lidhjen e Hekurudhave të Kosovës me ato të Shqiprisë, duke shtuar: “Ju them se ne do të jemi të gatshëm të përfundojmë pjesën tonë të obligimeve ashtu siç po e përfundojmë edhe autostradën rrugore apo Rrugën e Kombite cila I lidh këto dy shtete.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)