Hekurudha Medinë-Mekë do të nisë funksionimin në 2017

Mekë, 29 gusht - Hekurudha e shpejtësisë së lartë që lidh Medinën dhe Mekën, në Arabinë Saudite, do të vihet në funksionim vitin e ardhshëm.
Kjo linjë hekurudhore do të zbutë problemet e transportit midis këtyre dy qyteteve të shenjta, si dhe do të ulë ndjeshëm kohën e levizjes.
Miliona pelegrinë dhe turistë nga mbarë bota do të përfitojnë nga lehtësitë që ofron hekurudha e shpejtësisë së lartë.
Hekurudha Medinë-Mekë, me gjatësi prej 480 kilometrash, do të kalojë edhe nga qytetet e Rabigut dhe të Xhedahut. Projekti nisi zbatimin në vitin 2009 dhe parashikohet se mund të ketë një afat funksionimi prej 120 vjetësh.
Deri tani ka përfunduar 90 % e projektit. Pjesa nga Medina në Xhedah pritet të vihet në funksionim në tremujorin e katërt të këtij viti, kurse pjesa nga Xhedahu në Mekë vitin e ardhshëm.
Hekurudha Medinë-Mekë po ndërtohet nga dy kompani shtetërore kineze dhe është e para hekurudhë e shpejtësisë së lartë prej 260 kilometrash në orë jashtë vendit e projektuar plotësisht nga kompanitë kineze.