Hekurudha Maqedoni-Shqipëri kushton 350 milionë euro
Shkup, Tiranë, 12 korrik - Konzorciumi i përbërë nga kompania spanjolle Tipsa dhe ajo franceze Lui Berzhe, tashmë intensivisht punojnë në përgatitjen e projektit kryesor për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë-Linë, në kufirin me Shqipërinë, i cili është pjesë e Korridorit 8.
Ndërtimit të kësaj pjese të hekurudhës e cila do të lidhë Shqipërinë-Maqedoninë dhe Greqinë do tí paraprijë faza e parë e cila parashikon shpronësimin e tokës ndërtimore ndërsa më pas do të fillojë edhe procedura për publikimin e thirrjes për kompanitë e interesuara për pjesëmarrje në aktivitetet ndërtimore.
Sipas vlerësimeve për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë-Linë, janë të nevojshme rreth 350 milionë euro, ndërsa vlerën e saktë të ndërtimit të kësaj pjesë të Korridorit 8-të do ta përcaktohet pas hartimit të projektit kryesorë. Kërçovë-Linë është pjesa e pa ndërtuar e trasesë perëndimore të hekurudhës të Korridorit 8 që do të lidh Detin e Zi, Bullgarinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Italinë.
Sipas planeve pjesa hekurudhore e Korridorit 8 të përfundojë deri në vitin 2022″, thonë nga Hekurudhat e Maqedonis, shktuan gazeta KOHA.
Nga gjitha variantet e shqyrtuara për ndërtimin e linjës hekurudhore Kërçovë-Linë, është zgjedhur varianti i cili ka gjatësi prej 62.6 kilometrave dhe shpejtësi të projektuar prej 100 kilometrave në orë. (INA)