Hekurudha kineze transportoi 8 milionë e 928 mijë udhëtarë
Pekin, 3 tetor - Më 1 tetor, dita e parë e pushimeve të Festës Kombëtare të Kinës, Hekurudha Kineze transportoi 8 milionë e 928 mijë udhëtarë, duke shënuar rekord në lëvizjen ditore të udhëtarëve.
Kjo shifër është 7.7 për qind më e madhe në krahasim me atë të 1 tetorit të kaluar.
Mësohet se në këtë ditë Hekurudha Kineze shtoi 310 trena të përkohshëm. Stacionet e ndryshme funksionuan normalisht dhe nuk pati udhëtarë të mbetur.