Hekurudha kineze e shpejtësisë së lartë, më e gjata në botë

Pekin, 13 shtator - Hapja e një linje të re të hekurudhës me shpejtësi të lartë do të lidhë kryeqendrën e Henan-it, Zhengzhou-n, me qytetin e Xuzhou-s në Jiangsu.
Me vënien në punë të kësaj linje, rrjeti hekurudhor i Kinës arriti gjatësinë e përgjithshme mbi 20 mijë kilomentra, rrjeti më i gjatë në botë.
Linja 360-kilometra ndërmjet Zhengzhou dhe Xuzhou lidh gjithashtu dy linja kryesore veri-jug, duke shkurtuar kohën e udhëtimit mes perëndimit dhe lindjes.
Udhëtimi mes Xi\'an-it dhe Shangait është shkurtuar në 6 orë nga 11 orë që ishte më parë. Linja ka 9 stacione dhe trenat ecin me shpejtësi 300 km në orë.