Hekurudha e Kosovës po ecën nëpër binarë të zhvillimit
Prishtinë, 6 gusht - Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës në vitet e fundit ka pasur ndryshime të mëdha. Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës, Hysen Fazliu, ka deklaruar se në vitet e fundit është punuar shumë që hekurudha e Kosovës të dalë në binarë të zhvillimit.
Fazliu, në këtë intervistë për Epokën e re, ka thënë se, sikur tani që Kosova dita-ditës është duke u zhvilluar, edhe hekurudhat janë në rrugë të mbarë, duke marrë parasysh ndryshimet që janë bërë në infrastrukturën ligjore.
Ai ka thënë se ndarja e hekurudhës së Kosovës në dy kompani ka bërë që Hekurudha të përafrohet më shumë me hekurudhat ndërkombëtare.
Po ashtu, Fazliu ka deklaruar se në Infrastrukturën e Hekurudhave të Kosovës do të ishte më mirë po të kishte edhe operatorë të tjerë transportues.