Hekurudha bullgare shet trenat
Sofje, 10 nëntor - Hekurudha shtetërore bullgare (HSHB) do të shesë 6.000 trena transportues, lajmëruan nga Bordi i drejtorëve të kompanisë.
Hekurudha bullgare në këtë moment disponon 11.000 trena transportues, por realisht, 5.000 janë tepricë, deklaroi Vlladimir Vlladimirov, nga bordi i drejtorëve të HSHB-ve.
Po ashtu, do të shiten edhe lokomotivat e panevojshme, si pjesë e ristrukturimit të hekurudhës në suaza të së cilës bën pjesë edhe përjashtimi i punëtorëve nga puna.