Hej shpërblen me dhjetë iPhone6 të rinjtë që promovojnë internetin në mobil
Prishtinë, 8 mars - IPKO ka njoftuar se oferta më e re promovuese e platformës Hej!, ka të bëjë me aktivizimin e kodeve për të fituar falas internet në mobil.
Por, ndryshe nga herat e tjera, në këtë ofertë janë të përfshirë edhe përdoruesit e numrave IPKO, mbi moshën 45 vjeçare.
Të gjithë përdoruesit e pakos Hej! do ta pranojnë një kod në telefonin e tyre. Të njëjtin duhet tua japin personave mbi moshën 45 vjeçare, të cilët janë përdorues të IPKO-së, por që nuk kanë pasur pako aktive të internetit në mobil në tre muajt e fundit.
Personat mbi 45 vjeç, të cilët e marrin këtë kod, duhet ta dërgojnë në numrin 50900 për ta aktivizuar. Pas aktivizimit, atyre do tu dërgohen 500 MB internet në mobil, ndërsa përdoruesit e pakos Hej! të cilët e kanë shpërndarë kodin, do ti pranojnë 150 MB internet shtesë në mobil, që kanë vlefshmëri po aq sa pakoja Hej!. Përdoruesit e Hej! nuk e kanë të limituar numrin se sa të përdoruesve ua shpërndajnë kodin.
Atyre që u aktivizohet kodi së paku një herë, futen automatikisht në lojën shpërblyese për të fituar njërin nga dhjetë telefonat - iPhone6. Sa më shumë që të aktivizohet kodi juaj, gjasat për të fituar rriten. Oferta promocionale do të zgjasë plot një muaj.
Ndërsa, fituesit e iPhone6 do të tërhiqen live në emisionin Hej WazzUp, në Klan Kosova, më 8 prill. Përmes kësaj oferte synohet që edhe personat mbi 45 vjeç të cilët nuk kanë përdorur internetin në mobil, të mësohen ta përdorin atë në numrat e tyre. Në anën tjetër, të rinjtë kanë mundësi që përmes këtyre kodeve tu dhurojnë pako të internetit në mobil nënës, babait, gjyshit, gjyshes, apo kujtdo tjetër që është mbi moshën 45 vjeçare.
Pakrahasueshëm, Hej është komuniteti më i madh i të rinjve në Kosovė, i cili u shërben më shumë se 150 mijë të rinjëve kosovarë, për çdo muaj.