22 Dhjetor 2024

Haziri nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve

Gjilan, 16 prill - Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Redzepi, kane nënshkruar marrëveshjen tripalëshe (MAPL – Komunë - SDC-DEMOS) për bashkëfinancim të projektit kapital nga granti i performancës komunale 2020.

Gjilani ka fituar 430 mijë e 423 euro në saje të performancës së mirë nga MAPL-SDC-DEMOS dhe me këto mjete do të ndërtohet stacioni i ri i autobusëve, ku Komuna do të participojë edhe me 269 mijë euro.

Kryetari Lutfi Haziri, e ka falënderuar ministren Redzepi për vlerësimin e lartë për Gjilanin në aspektin e performancës, ndërkaq ka shprehur garancën se ky projekt do të realizohet në mënyrën më të mirë, sikurse edhe ato të mëhershme.

Projekti total i ndërtimit të stacionit të ri të autobusëve kap vlerën e afro 700 mijë euro.

Me grantet e fituara në 3 vitet e fundit, Komuna e Gjilanit ka ndërtuar me bashkëfinancim Rrugën e Kumanovës, rrethrrotullimin në rrugën e Prishtinës dhe rrugët e infrasstrukturën nëntokësore në lagjen Porodin.

Ky grant bashkëfinancohet nga MAPL dhe donatorët mbështetës të qeverive zvicerane, suedeze dhe norvegjeze.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)