Haxhinasto nesër në Kosovë
Prishtinë, 25 janar - Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto do të zhvillojë të hënën, një vizitë zyrtare në Kosovë.
Përmes një njoftimi për shtyp, ministria e Infrastrukturës bëri të ditur se ministri Lutfi Zharku, do të presë për vizitë ministrin shqiptar Edmond Haxhinasto.
Takimi i dy ministrave do të mbahet në orën 10:00. Pas takimit, ministrat Zharku dhe Haxhinasto do të mbajnë një konferencë për media.