Haxha: PTK-ja është në prag të shkatërrimit total
Prishtinë, 8 tetor - Ish drejtori ekzekutiv i PTK-së, Shyqri Haxha, është shprehur kundër mënyrës së privatizimit të kësaj kompanie.
Ai ka thënë se PTK-ja është në prag të shkatërrimit total, por në gjendjen e tashmë të PTK-së Haxha ka drejtuar gishtin kah menaxhmenti dhe bordi i kësaj kompanie, duke mos amnistuar as disa ministra.
Duke folur për procesin gjyqësor kundër tij, nga i cili ka dalë i pafajshëm, Haxha ka thënë se ku proces ka qenë i montuar politikisht. Ish drejtori ekzekutiv i PTK-së ka bërë me dije se do të angazhohet në jetën politike në Kosovë, por nuk ka specifikuar kur dhe cilës parti do t\'\'\'\'i bashkohet, shkruan Epoka e Re.
Nëse dikush është i detyruar të hyjë në politikë unë jam ai. Do të vijë koha që në politikë do të hyjnë njerëz të kalibrit përendimor. Kosova ka nevojë për politikanë të sinqertë dhe transparentë, ka theksuar Haxha.