Haxha paralajmëron dorëheqjen nga pozita e drejtorit të PTK-së
Prishtinë, 21 nëntor - Zyra e Informimit të Postë dhe Telekomit të Kosovës ka bërë të ditur se Kryeshefi Ekzekutiv Shyqyri Haxha është detyruar të paralajmëroi dorëheqjen nga pozita e tij.
Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së sipas njoftimit për këtë paralajmërim e ka njoftuar edhe Bordin e Drejtorëve të PTK Sh. a.
"Kryeshefi Ekzekutiv i PTK Sh.a pas një menaxhimi të suksesshëm të PTK Sh. a, për tri vitet e kaluara për shkaqe të zvogëlimit të hapësirës së veprimit dhe pengesave për realizimin e vizionit të tij për zhvillimin e korporatës, ka paralajmëruar dorëheqjen nga udhëheqja e mëtutjeshme e PTK Sh.a', thuhet në njoftim.
Për sukseset dhe rezultate të dëshmuara në menaxhimin e PTK Sh.a Kryeshefi Ekzekutiv falënderon të gjithë stafin e PTK Sh.a që e kanë përkrahur dhe kanë punuar së bashku me përkushtim, ndershmëri dhe profesionalizëm.