Haxha intervistohet nga Komisioni Hetimor Parlamentar për shkatërrimin e PTK
Prishtinë, 10 qershor - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në Postë Telekomin e Kosovës (PTK) dhe Vala interviston ish Kryeshefin e Telekomit të Kosovës, Shyqeri Haxha.
Nën drejtimin e Haxhës PTK kishte filluar rënia e vlerës dhe shkatërrimi i kësaj ndërmarrje e cila ishte me fitimprurësja në vend.
Po ashtu në kohën sa PTK udhëhehqej nga Haxha, ishin punësuar me qindra persona që kryesisht ishin militant të Partisë Demokratike të Kosovës.
Nën drejtimin e tij ishin nënshkruar disa kontrata te dëmshme që dëmtonin rëndë PTK-në e veqmas ajo qe me së shumti ka shkatërruar dhe ka zhvatur në terësi PTK ishte kontrata me Z-mobile.
Haxha, ishte akuzuar së bashku me vëllezërit Devolli, kryetarin e Bordit të PTK-së Rexhë Gjonbalaj dhe përfaqësuesin ligjor të kompanisë nga Peja, Ismet Bojku.
Akuzat kundër ish-kryeshefit të PTK-së Shyqyri Haxha dhe kryetarit të Bordit Rexhë Gjonbalaj kishin të bënin me lidhja e kontratave të dëmshme, shpërdorimi i pozitës zyrtare dhe Keqpërdorim i Autorizimeve në Ekonomi. Ndërsa akuzat kundër Blerim Devollit, Shkelqim Devollit dhe Ismet Bojku, kanë qenë për mashtrim, lidhja e kontratave të dëmshme, keqpërdorim i besimit, falsifikimi i dokumenteve dhe krim të organizuar.
Ata akuzoheshin lidhur me një kontratë për operatorin e rrjetit mobil virtual (MVNO) të lidhur në mes të PTK-së dhe Dardafon.net dhe transferimin e mëvonshëm të licencës siç thuhej në mënyrë të paligjshme për Dardafon.net në vitin 2008 dhe 2009.