26 Dhjetor 2024

Harley Davidson me motoçikletë elektrike

Nevada, 30 qershor - Firma Harley Davidson po hedh në treg motoçikletën e parë elektrike. Motoçikleta e re ka formë të lehtë dhe futuriste.

Ajo arrin shpejtësinë 100 km në orë në orë brenda 4 sekondash. Amatorët e Harley-t po përgatiten të bëjnë një udhëtim nëpër të gjithë Amerikën me motorçikletën e re.

Harley Davidson po kalon në variantin e tij elektrik i frymëzuar me sa duket nga kitara elektrike.

Motoçikleta Harley nuk ka qenë kurrë kaq pak e zhurmshme sa varianti i tanishëm.

Krijuesit e këtij varianti thonë se qëllimi i tyre ishte ta bënin Harleyn sa më gazmor, emocionues dhe me ndjenjë ashtu si kitara elektrike, e cila dikur nuk ekzistonte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)