Haradinaj sot në interpelancë për 53 milionë eurot e Bechtel & Enka-s
Gjatë kësaj seance po ashtu do të shqyrohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”.
Po ashut Kuvendi ben edhe shqyrtimin Projektligjit për Efiçiencë të energjisë, Projektligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, Projektligjin për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete Projektligjin për shërbime postare, Projektligjin për masat mbrojtëse në importe, Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje si dhe Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Kuvendi gjithashtu do te diskutoj për propozimin e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës si dhe formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,.