26 Dhjetor 2024

Haradinaj e Zeka bisedojnë rreth ligjit për RTK-në

Prishtinë, 16 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim deputetin e Nismës për Kosovën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Milaim Zeka, me të cilin ka biseduar për temat e aktualitetit politik, për mirëvajtjen e koalicionit qeverisës dhe për një dinamikë të re në qeverisjen e vendit.

Deputeti Zeka është anëtar i Komisionit Parlamentar për Media, së këndejmi kryeministri Haradinaj është interesuar rreth ligjit për transmetuesin publik, RTK.

Deputeti Zeka e ka njoftuar kryeministrin për nismën legjislative të këtij komisioni për amandamentimin e këtij ligji, i cili rregullon fushëveprimin e transmetuesit publik, Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)