Hapet sot autostrada Tiranë - Elbasan
Tiranë, 16 qershor - Autostrada Tiranë - Elbasan është 27 km e gjatë, me 4 korsi, tuneli është 2.5 km i gjatë, me 7 mbikalime, 21 viadukte dhe 4 nenkalime.
Inaugurohet sot përfundimi i punimeve të autostradës Tiranë-Elbasan, e cila do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve por edhe rretheve si Librazhdi, Korça, Pogradeci, Kolonja etj. Po sot pritet të hapet edhe tuneli i Krrabës, një nga segmentet e kësaj autostrade.
Kryeministri Berisha e ka komentuar nga faqja e tij në facebook inaugurimin e autostradës, duke u shprehur se, Ajo që deri dje dukej e pamundur, të dielën do të jetë një realitet i prekshëm për të gjithë ne.\"
\"Nga e diela Tirana dhe Elbasani do të jenë më afër se kurrë, vetëm 15 minuta. Mali i ndante deri dje, tuneli i Krrabës e bën sot Tiranen dhe Elbasanin një. Ne bëjmë të vërteta ëndrrat tona! Ky është zhvillim, ka thënë ai.
Autostrada Tiranë- Elbasan ka filluar në muajin Maj të vitit 2011 me punimet në tunelin e Krrabës.
Autostrada Tiranë - Elbasan është 27 km e gjatë, me 4 korsi, tuneli është 2.5 km i gjatë, me 7 mbikalime, 21 viadukte dhe 4 nenkalime.
Segmenti I (Sauk -Tuneli i Krrabës gjatësia 13 km)
Segmenti II (Tuneli i Krrabës gjatësia 2.5 km )
Segmenti III (Tuneli i Krrabës Elbasan gjatësia 11.5 km)
Pas afro 9 muajsh filluan edhe dy kontratat e tjera të segmenteve rrugore para dhe pas tunelit. Ndërtimi i tunelit përfundoi për 13 muaj. Ky tunel është me dy tuba në zemër të malit me gjatësi mesatare rreth 2.5 km secili.