Hapet për qarkullim rruga Brezovicë - Qendra e Skijimit

Prishtinë, 9 janar - Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se është hapur për qarkullim rruga Brezovicë - Qendra e Skijimit.
Tani, të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në vend sipas ministrisë janë të qarkullueshme.
Kompanitë e kontraktuara nga MI, menaxherët rajonalë dhe ekipet tjera të MI-së po vazhdojnë monitorimin dhe punën për pastrimin e të gjitha rrugëve duke lehtësuar qarkullimin dhe rritur sigurinë në komunikacion.
Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit.