Hapet për qarkullim njëra korsi në rrugën tek Gryka e Kaçanikut
Prishtinë, 24 mars - Ministria e Infrastruktures ka bërë të ditur se sot, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve është mbyllur përkohësisht për qarkullim rruga Nacionale N2, më saktësisht, në grykë të Kaçanikut tek muri mbrojtës i betonit në vendin e njejtë ku ditë më parë ka pasur rrëshqitje të gurëve.
MI ka theksuar se sipas informatave nga tereni, për momentin është hapur për qarkullim njëra korsi e rrugës.
Kompania e mirëmbajtjes ka vëndosur shenjat e sinjalizimit dhe ka siguruar pjesën e rrugës ku ka ndodhur rrëshqitja.