Hapen hetimet e aksidentit në paragllajding
Prishtinë, 10 shtator - Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim per hapjen e Hetimeve per rastin e datës 7 shtator në Prizren ku ka humbur jetën një qytetar dhe një ka qene i lënduar, aksident ky që ka ndodhur me paragllajd.
Sipas Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, hetues përgjegjës është emëruar, Arben Dika.
Në vendimin e marrë nga ky Komision, konstatohet se hetuesi përgjegjës ka për obligim që të përgatis një raport të detajuar, përfshirë rekomandimet lidhur me rastin.