15 Janar 2025

Hahn reagon ndaj shkeljeve të drejtave të punëtorëve në RTK

Bruksel, 7 maj - Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn ka reaguar lidhur me shkeljet e të drejtave të gazetarëve për ushtrimin e lirë dhe të pavarur të profesionit si dhe lirinë e organizimit sindikal në Transmetuesin Publik.

Reagimi vjen pas shqetësimeve të ngritura nga Asociacionii Gazetarëve të Kosovës me rastin e largimit nga puna të anëtarit të bordit të AGK-së, Arsim Halili njëherit nënkryetar i Sindikatës së RTK-së dhe kryetarit të kësaj sindikate, Fadil Hoxha.  

\"Ne konstatojmë akuzat serioze lidhur me shkeljen e të drejtave të kolegëve tuaj në lidhje me të drejtat e sindikatave dhe lirinë për të ushtruar në mënyrë të pavarur profesionin tuaj\", thekson Hahn.

Ai ka thënë së Bashkimi Evropian i kushton rëndësi të madhe lirisë së shprehjes dhe të medieve.

Komisioni Evropian gjithashtu mbështet dialogun social dhe organizimin e punëtorëve në sindikata për të siguruar që të respektohen të drejtat e punëtorëve.

\"Çështjet përreth transmetuesit publik në Kosovë janë paraqitur rregullisht në Raportin Vjetor të Progresit për Kosovën të Komisionit Evropian.\"

\"Ne konstatojmë se ju i keni ngritur këto çështje me autoritetet dhe ne ju inkurajojmë që të vazhdoni t`i ndiqni përmes kanaleve të duhura ligjore në Kosovë. Më lejoni t\'ju siguroj se ne do të vazhdojmë t`i ndjekim këto çështje nga afër dhe me interes\", theksoi Hahn.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)