04 Janar 2025

Grevë urie e punonjësve të aeroporteve në Kili

Santiago, 21 dhjetor -  Greva e urisë se punonjësve në Kili ka detyruar këtë vende të mbyllë aktivitetin në 12 aeroporte të tij.

Agjencia franceze e lajmeve thotë se greva e urisë së ditës së dielë e punonjësve të aeroporteve në Kili ka detyruar aeroportet të mbyllin aktivitet dhe të pezullojnë fluturimet.

Kjo grevë ka nisur për shkak të pagave të ulta të punonjësve. Grupi i kompanive Latam në Kili që është një prej kompanive më të mëdha në vend ka deklaruar se aeroporti ndërkombëtar Santiago që është një rrugë transiti në Amerikën latine vazhdon të jetë i hapur mirëpo të gjitha fluturimet nga ky aeroport janë bërë me vonesë.

Anulimi i fluturimeve në Kili ka ngjallur reagimin e mijëra udhëtarëve në këtë vend. punonjësit e aeroporteve në Kili kanë thënë se grevën e tyre do ta vazhdojnë derisa të anulohet plani i qeverisë për daljen në pension dhe derisa ky plan të mos jetë i njëjtë me planin e daljes në pension të ushtarakëve.

Qeveria e Kilit për të vënë në funksion disa fluturime në vend ka përdorur forcat ushtarake.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)