Grevë në Spanjë, kaos në aeroporte
Madrid, 5 dhjetor - Qeveria spanjolle shpalli më 4 dhjetor, gjendjen e jashtëzakonshme në vend, e shkak për të u bë greva e përgjithshme e kontrollorëve të transportit ajror.
Një ditë më parë, më 3 dhjetor, kontrollorët e transportit ajror, filluan grevën e për pasojë, mbi 330 mijë pasagjerë mbetën të bllokuar nëpër aeroporte. Terminalet më të mëdha në të gjithë vendin u pushtuan nga kaosi.
Sindikata e kontrollorëve të transportit ajror, njoftoi se greva e punonjësve, mund të lidhet me projektin e ri të administrimit të aeroporteve të miratuar më 3 dhjetor nga qeveria spanjolle.