Grevë në aeroportin e Torontos pezulloi fluturimin e 200 avionëve.
Otava, 4 korrik - Greva e papritur e punonjësve të sektorit të karburantit në aeroportin e Torontos në Kanada pezulloi fluturimin e 200 avionëve.
Një prej funksionarëve të këtij aeroporti që është një prej aeroporteve më të mëdhenj në Kanada tha se për shkak të mungesës së personelit, punonjësit e karburantit janë futur në grevë urie.
Kjo grevë shkaktoi probleme në qarkullimin e avionëve dhe anuloi 200 fluturime.
Shkak për nisjen e kësaj greve është kontrata që kompanitë Air Canada dhe West Jet kanë nënshkruar me një kompani tjetër për plotësimin e nevojave me karburant.