Greva në Gjermani anulon qindra fluturime
Frankfurt, 28 mars - Qindra fluturime u anulluan sot në Gjermani, pasi punonjësit e sektorit publik hynë në grevë në aeroportet e Frankfurtit, Mynihut, Dyseldorfit dhe disa qyteteve të tjera, duke kërkuar ngritjen e rrogave.
Lufthansa tha se po anullonte 600 fluturime, kryesisht brenda Evropës, si rezultat i grevës.
Sindikata e punonjësve thotë se po e organizon grevën paralajmëruese njëditore për tu bërë presion punëdhënësve para një raundi të tretë negociatash për 2.1 milionë punonjës federalë dhe të pushtetit lokal.
Sindikata po kërkon një rritje rroge prej 3.5 për qind dhe thotë se nuk ka marrë ende përgjigje.
Grevat që po mbahen edhe në aeroportet e Hamburgut, Këlnit, Shtutgartit dhe Hanoverit, po prekin shërbimet në aeroporte, mirëmbajtjen dhe po shkaktojnë pasoja edhe për punonjësit e tjerë.