Greva e pilotëve paralizon kompaninë Lufthansa
Berlin, 4 prill - Trafiku ajror i kompanisë më të madhe ajrore Lufthansa është paralizuar si pasojë e grevës 3 ditore të pilotëve të saj, nga e mërkura deri të premten.
Greva, më e madhja në historinë e kompanisë ajrore, ka ndalur pothuajse të gjithë aktivitetin e saj, me anulimin e mbi 3800 fluturimeve në 3 ditë.
5.400 pilotë të kompanisë gjermane Lufthansa me anë të grevës kërkojnë rritjen 10 % të pagës si dhe pension të parakohshëm në moshën 55 vjeçare.
Sipas kompanisë \"Lufthansa Airline\", greva 3-ditore e pilotëve do të sjellë një dëm ekonomik prej 10 milionë eurosh, si dhe do të prekë afro 425 mijë pasagjerë.
Ndërkohë drejtuesit e kompanisë Lufthansa refuzojnë të zhvillojnë bisedime me përfaqësues të grevistëve.