Greva e kompanisë Lufthansa anulon 1200 fluturime
Frankfurt, 7 shtator - Stafi i brendshëm i Lufthansa-s ka nisur një grevë 24-orëshe, duke detyruar kompaninë ajrore gjermane të anulojë 1200 fluturime të premten dhe në fundjavë.
Greva prek gjashtë aeroportet kryesore të Gjermanisë, përfshirë Frankfurtin, Berlinin dhe Mynihun.
Sindikata e punëtorëve kërkon rritje për 5 për qund të pagës për ekuipazhin e kabinës dhe siguri për punën.
Punëtorët kanë qenë në bisedime me udhëheqjen për 13 muaj të tërë.