15 Janar 2025

Greqia rifillon procesin e privatizimit të portit të Pireut

Athinë, 17 maj - Qeveria greke ka rinisur përpjekjet për të privatizuar portin më të madh të vendit, atë të Pireut.

Sipas Ministrisë greke të Financave, tre firma janë ftuar të dorëzojnë deri në shtator ofertat për të zotëruar shumicën e aksioneve të këtij porti.

Grupi kinez \"Cosco\", së bashku me një kompani holandez dhe një filipinase, janë përzgjedhur si ofertues.

Fu Chengqiu, menaxheri i përgjithshëm i \"Cosco\"-s në Pire, thotë se ky grup po përgatitet në mënyrë aktive për ofertën:\"Oferta duhet të ndjekë rregullat ndërkombëtare dhe, si ofertues, ne jemi të sigurt. Mund të fitojmë ose të humbasim, prandaj po përgatitemi aktivisht.\"

Nëse fiton, Grupi \"Cosco\" i Kinës do të mbajë 51 për qind të aksioneve në portin e Pireut.

Grupi ka fituar të drejtat e menaxhimit për 35 vjet të skelave nr.2 dhe nr.3 të këtij porti, duke krijuar mbi 4 mijë vende pune. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)