Greqia lëshon 14 aeroporte me koncension
Athinë, 12 prill - 14 aeroporte të Greqisë i kalojnë përfundimisht konsorciumit "Fraport", që ka fituar për 40 vite koncesionin për operimin, menaxhimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e tyre, njoftoi të martën agjencia greke e lajmeve "AMNA".
Me dorëzimin e tyre, qeveria greke përfiton në bazë të marrëveshjes për privatizimet 1.23 miliardë euro.
Sipas marrëveshjes, "Fraport" do të investojë mbi 300 milionë euro në katër vitet e para në infrastrukturë për ndërtimin e pesë terminaleve të rinj në aeroportet e Thessaloniki-së, Korfuzit, Kefaloni, Kos dhe Lesbos dhe për rinovimin e pajisjeve në të gjitha aeroportet.
Lista e aeroporteve përfshin edhe pikat e nxehta turistike si Mikonos, Santorini, Rodos, Skiatos, Zakintos, Kania, Kavala, Samos dhe Aktion.